Flash News

E-TJERA

“Po e lë me kaq”, këshilla e Yuri Kim për Ramën dhe Bashën në 25 prill: Kur mendova se presidenti ishte shembull pozitiv

“Po e lë me kaq”, këshilla e Yuri Kim për Ramën

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka dhënë nga një këshillë për kryeministrin Edi Rama, kreun e PD, Lulzim Basha, por edhe për presidentin Ilir Meta.

Duke folur në ‘Opinion’, Kim sqaron me batuta edhe pse kryedemokratin e thërret ‘Luli Basha’ dhe jop zoti Basha.

Fevziu: A keni një këshillë për Ramën në zgjedhjet e 25 prillit?

Kim: Nuk jam eksperte e zgjedhjeve por ODIHR po dhe kanë paraqitur disa rekomandime të qarta se çfarë duhet bërë për zgjedhjet në Shqipëri. Po elë me kaq.

Fevziu: Po për Bashën?

Kim: E njëjta gjë. Nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, proi mendoj se është e rëndësishme për të gjithë udhëheqësit politikë që të jenë transparentë me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces të mos largohen dhe të mbajnë premtimet ë u japin njerëzve.

Fevziu : Pse e quajtët Luli Basha dhe jo zoti Basha?

Kim: Ishte një episod shumë për të qeshur. Ai më thotë Yuri, unë i them Luli dhe kam këtë marrëdhënie miqësore në Shqipëri. U habita kur pashë një artikull që e quante shenjë mosrespektim, në fakt kjo është gjëja e fundit që mund të ishte.

Fevziu : Po këshillë ndaj Metës?

Kim: E njëjta gjë.

Fevziu : Nuk do jetë në zgjedhje se është president.

Kim: Ka rol unik që presidenti luan si bashkues i vendit. Kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë duke bërë bashkë Ramën e Bashën mendova se ishte shembull pozitiv . Shpresoj që këtë ta përsërisë. E di që ky është rol që do e vlerësonte populli, Ëashintoni po ashtu, pres të luajë një rol shukmë pozitiv.             

Të fundit