Flash News

E-TJERA

Po lundronin me Jet Ski, 54-vjeçari përplaset me shkëmbin, lëndohet bashkë me dy vajzat e mitura

Po lundronin me Jet Ski, 54-vjeçari përplaset me shkëmbin,

Një 54-vjeçar është aksidentuar me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura.

Babai bashkë me dy vajzat, 12 dhe 13 vjeçe, ishte duke lundruar me Jet Ski në momentin kur është përplasur me një shkëmb dhe është dëmtuar bashkë me të miturat.

Të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën). Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit