Flash News

E-TJERA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mund Spanjën me penallti

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mund Spanjën me penallti

Portugalia fitoi finalen e Ligës së Kombeve pasi mposhti Spanjën me penallti.

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së portierit Unai Simon.

Në minutën e 17-të, Nico Williams pati një shans për të shënuar, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traversë.

'Furia e Kuqe' kaloi në epërsi në minutën e 21-të me anë të Martin Zubimendi, i cili u gjend në kohën dhe vendin e duhur për të shënuar.

Portugezi reagoi shpejt, duke barazuar vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26'), i cili shënoi një gol të bukur për ta bërë rezultatin 1-1.

Pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, Spanja rifitoi përsëri avantazhin, këtë herë me anë të Mikel Oyarzabal, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 45-të pas një asisti nga Pedro.

Të fundit