Flash News

E-TJERA

Preken nga projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës protestë para kryeministrisë: Po na testojnë durimin

Preken nga projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës

Banorët e Bërxullës dolën sërish sot në protestë para kryeministrisë. Ata theksuan se nuk janë kundër zhvillimit, por kërkuan transparencë dhe dëmshpërblim në vlerën e tregut. Banorët akuzuan qeverinë se po shkel të drejtat e tyre.

“Pushtetarët po testojnë durimin e banorëve. Por ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht presioneve”, u shpreh një nga protestuesit.

Ndërsa një tjetër theksoi se “Tokën duan ta marrin, vetëm ajrin nuk kanë çfarë ti bëjnë. Po nuk na dhanë atë që na takon i kemi lënë Zotin, por të bëjnë kthesë sa më shpejt”.

Kujtojmë se nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar, preken 20 banesa dhe 30 hektarë tokë.

Të fundit