Flash News

E-TJERA

Presidenti i KE nga Tirana: Rendi botëror po minohet, siguria e Ukrainës është siguri e BE

Presidenti i KE nga Tirana: Rendi botëror po minohet, siguria e

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, nga Tirana në Samitin e Komunitetit Politik Europian, deklaroi se rendi botëror po minohet nga luftërat e nisura.

Costa iu referua luftës ruse në Ukrainë, kur tha se siguria e Kievit është siguri për gjithë Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi se Europa duhet të financojë më shumë te mbrojtja.

“Faleminderit për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Një Europë e re në një Botë të re. Kjo është edhe çështje e re për këtë samit të sotëm. Pas fundit të luftës së Dytë Botërore.

Ky rend botëror po minohet. Agresioni rus në Ukrainë solli luftën në Europë. Situata në Gaza është një tragjedi humanitarë. E drejta ndërkombëtare po dhunohet, njerëzit po dhunohen me forcë të zhdrejtë.

Ne dimë i dashur Volodimir se siguria juaj është edhe siguria jonë. Europa duhet të financojë më shumë te mbrojtja. Ne kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion.

BE është gati të luajë këtë rol të plotë në këtë Europë të re, në këtë botë të re. BE-ja e re do të jetë një partner i besueshëm për integrimin Europian”, tha Costa. 

Të fundit