Flash News

E-TJERA

Protesta e PD, gazetari ironizon reagimin e Ramës: Sa respekt ka për pronën që nuk la cep pa grabitur

Protesta e PD, gazetari ironizon reagimin e Ramës: Sa respekt ka për

Gazetari Flavio Qarri ka ironizuar reagimin e Ramës për protestën e opozitës. Kreu i qeverisë u shfaq i shqetësuar për dhunimin e pronës dhe institucioneve, më shumë se sa për dhunën që policia ushtroi ndaj protestuesve.

Në një reagim, Qarri shkruan me ironi se Rama ka shumë repsekt për pronën e shqiptarëve, aq sa nuk ka lënë cep pa e grabitur për shokët e vet.

Ndër të tjera, gazetari i referohet edhe gazit lotsjellës të skaduar, duke e cilësuar krim të rëndë ndaj njerëzimit.

"Qesha shumë me reagimin e Ramës. Sidomos kur ne e dimë se sa respekt ka për pronën e shqiptarëve ky që nuk ka lënë më cep pa grabitur për shokët e shoqet e veta. Sidomos kur ne e dimë se për kë angazhohen rrugaçët e lagjeve që kanë 10 vjet që punojnë për të pasi iu futën kanabisit, parkingjeve, tabakinove dhe basteve ilegale në të gjithë ish llotot, e disa i futi direkt në polici.

Por nuk ka asgjë për të qeshur me gazin lotësjellës të skaduar. Filloi duke goditur direkt kreun e opozitës e më pas këdo që donte të vijonte te Parlamenti. Nga Venezuela e Irani dimë si fakt shkencor që gazi i skaduar është krim ndaj njerëzimit me pasoja të rënda. Pale qyrret e të pushtetit që mund ta dashurojnë Ramën pa kufi por të paktën të heshtin kur bën krime lufte ndaj qytetarëve që protestojnë.

Spitale e shkolla e pak demokraci po kërkojmë të gjithë në këtë vend. Si e mbroni kur nuk keni as ujë nëpër shtëpia, të fortë fare jeni. Ç’lloj skllavërie është more?", shkruan gazetari.

Të fundit