Flash News

E-TJERA

Protesta për UÇK-në, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej’

Protesta për UÇK-në, qytetarët mblidhen në sheshin

Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet është mbushur sot me qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët po marrin pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.

Në mesin e protestuesve janë edhe dhjetëra studentë nga Kosova, të cilët mbajnë pankarta dhe flamuj kuqezi e të UÇK-së, duke brohoritur: “O Hashim, ti ku je, krejt studentët këtu i ke” dhe “Faleminderit Shqipëri”.

Protesta, e organizuar nga veteranët e UÇK-së me moton “Liria ka emër”, pritet të nisë zyrtarisht në orën 17:00.

Që prej mesditës, shumë qytetarë janë parë duke bërë foto para bustit të Skënderbeut..

Të fundit