Flash News

E-TJERA

Protesto kundër vizitës së Ramës në Kosovë

Protesto kundër vizitës së Ramës në Kosovë

Gazetari Vudi Xhymshiti ka një këndvështrim ndryshe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, në prag të Pavarësisë.

Në një reagim në Facrebook, Xhymshiti shkruan se qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë kundër vizitës së Ramës në Kosovë.

Ai e cilëson vizitën më shumë sesa një aktivitet protokollar, duke argumentuar se një pjesë e qytetarëve të Kosovës e shohin Ramën si figurë politike të lidhur me iniciativa rajonale që, sipas tyre, kanë qenë të dëmshme për interesat e Kosovës.

Ai përmend debatet e mëparshme mbi çështje territoriale dhe proceset e dialogut me Serbi, duke theksuar se këto zhvillime kanë krijuar pakënaqësi dhe mosbesim te një segment i opinionit publik në Kosovë.

REAGIMI:

Rrugët do të ndalen. Trafiku do të spastrohet. Eskorta do të kalojë si një kortezh i paprekshëm.

Le të jetë i qartë edhe mesazhi ynë.

Vizita e Edi Ramës nuk është një shëtitje protokolli. Është ardhja e një njeriu që, në sytë e shumë qytetarëve të Kosovës, ka përdorur peshën e shtetit shqiptar për pazare mbi kurrizin tonë. Një njeriu që ka folur për harta e territore sikur të ishin copa tavoline. Që ka ushqyer projekte të errëta në emër të “stabilitetit”, ndërsa ???????? Serbia vazhdon agresionin e saj politik e paramilitar.

Për shumëkënd, ai mban përgjegjësi politike e morale për klimën që çoi deri te gjaku i derdhur në veri në shtator 2023. Dhe kjo nuk harrohet me sirena eskorte.

Nëse ai vjen me kortezh të kuq, le ta presë e kuqja e turpit qytetar.

Nëse kërkon mirëkuptim për bllokim rrugësh, le të përballet me bllokimin moral që i bën një popull i tradhtuar nga tradhëtorët e tredhur si ai.

Kosova nuk është plaçkë negociate.

Nuk është thesar për t’u ndarë në tavolina të huaja.

Nuk është dekor për fotografi diplomatike.

Dilni. Qëndroni. Protestoni.

Jo me dhunë, por me zë.

Jo me gurë, por me qëndresë.

Sepse heshtja është bashkëfajësi.

Të fundit