Flash News

E-TJERA

Qeveria merr sërish borxh në tregun e huaj, vlera e eurobondit

Qeveria merr sërish borxh në tregun e huaj, vlera e eurobondit

Qeveria shqiptare do të kërkojë sërish borxh në tregun e huaj. Vlera e eurobondit përllogaritet në rreth 500 milionë euro. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur garën për Këshilltar Ligjor që do të asistojë procesin.

Ky është eurobondi i gjashtë që emeton Shqipëria, që prej vitit 2010 kur doli për herë të parë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar borxh. Vlera totale e Eurobondeve të marra deri më tani është 1.8 miliardë euro.

Marrjen e kësaj huaje e paralajmëroi pak kohë më parë ministrja Delina Ibrahimaj.

“Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Kjo nuk kushtëzon normalitetin e zhvillimit buxhetor. Puna ka nisur dhe gati për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase”, tha ajo.

 

Të fundit