Flash News

E-TJERA

Rama si dëshmitar në dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Ishte e domosdoshme, s’mund të anashkalohej

Rama si dëshmitar në dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Ishte e

Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD Sali Berisha, ka deklaruar se thirrja e kryeministrit Edi Rama nga GJKKO për të dëshmuar në çështjen “Partizani”, ishte e domosdoshme dhe nuk mund të anashkalohej.

Në një prononcim për mediat pas seancës gjyqësore, Gjokutaj u shpreh se Rama duhej të ishte thirrur që në fazën fillestare të hetimeve.

Ai shtoi se gjykata nuk ka pranuar disa prej provave të paraqitura nga mbrojtja, të cilat sipas tij synonin të provonin se çështja kishte elementë politikë.

“Për herë të parë thirret Edi Rama në procesin Berisha, ndërkohë që duhet të ishte thirrur që në fillim dhe gjykata me vendimin e saj për të lehtësuar Ramën, nuk ka pranuar provat që kemi paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, provat që vërtetojnë thirrjet që Rama ka bërë nga Asambleja dhe forumet e tjera që të procedohet Sali Berisha.

Ky është një vendim i padrejtë i gjykatës, sepse gjykata ka marrë një vendim në fillim dhe ka thënë që do shprehet në lidhje me këto kërkimet tona, pra për mantelin politik të kësaj çështje në vendimin përfundimtarë. Ndërkohë që nuk pranoi të merret provat, CD, që vërtetojnë pretendimin tonë që kjo nuk është cështje ligjore, por është kryekëput politike e iniciuar dhe e nxitur nga Rama.

Thirrja e Ramës ishte domosdoshmëri dhe mungesë e hetimit, pasi Prokuroria në hetim ka thirrur komisionin e kthimit të pronave, ka thirrur njerëz që kanë marrë urdhër nga Rama dhe nuk ka thirrur urdhërdhënësin që është Rama vetë. Kështu që thirrje  Ramës ishte domosdoshmëri që gjykata nuk mund ta anashkalonte”, tha Gjokutaj.

Të fundit