Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Lushnjë, një i vdekur e 8 të plagosur, mes tyre deputeti i PS

Shpërthimi në Lushnjë, një i vdekur e 8 të plagosur,

Është rënduar bilanci i personave të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në një fabrikë që tronditi Lushnjën pasditen e sotme.

Nga të dhënat zyrtare, mësohet se një person ka ndërruar jetë, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur rëndë. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela, ndërsa të tjerët janë punonjës të fabrikës.

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi Landi Verçani dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”- njofton policia.

Deputeti Çela i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, kurse katër të plagosur janë transportuar nga Lushnja drejt Tiranës.

Mësohet se magazina ku ndodhi shërthimi është në pronësi të deputetit të PS. 

Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumëmërore të Partisë Socialiste.

Shpërthimi në Lushnjë, një i vdekur e 8 të plagosur,

 

 

 

 

Të fundit