Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe dëbore sot në vend, parashikohen stuhi në disa zona

Reshje shiu dhe dëbore sot në vend, parashikohen stuhi në disa

Sot, më 12 janar, reshjet e shiut kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.


Reshjet do të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veri dhe jugperëndim parashikohen intervale të shkurtra me reshje më të larta, në formën e stuhive.


Ndërkohë, reshjet e dëborës do të rikthehen në Alpe dhe zonat malore të veriut, verilindjes dhe juglindjes, në lartësitë mbi 600-700 metra. Intensiteti i dëborës do të jetë i ulët deri mesatar, në varësi të zonës.


Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat malore, për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Të fundit