Flash News

E-TJERA

Romina Kuko emërohet në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës

Romina Kuko emërohet në krye të Këshillit Bashkiak të
Foto Ilustruese/ Romina Kuko

Zëvendës Ministrja e Brendshme, Romina Kuko, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas largimit nga ky pozicion të Toni Gogut.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kuko, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet: “është nder dhe privilegj për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu”.

"Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë", shkruan Kuko.

Gogu u largua nga kreu i këshillit bashkiak për t’u emëruar prefekt i Qarkut të Tiranës, në vend të Suzana Jahollarit.

Të fundit