Flash News
Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes në Laç, qëlloi 7 herë pranë pallatit 40-vjeçarin
7 plumba në prag të shtëpisë, kush është 40-vjeçari me 4 mbiemra që u vra në Laç
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vendimi i FIFA-s trondit Anglinë, Quansah mbetet jashtë për dy ndeshje
Tjetërsimi i pronave, lëshohen 12 masa sigurie për drejtues dhe zyrtarë të Hipotekës së Durrësit
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!

Në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama përdori fjalën “broçkulla” për t’iu përgjigjur aludimeve se paratë e drogës po qarkullohen në sektorin shqiptar të ndërtimit. [Link] Në atë fjalim, Rama dha si shembull për argumentin e tij, informacionin se një bankë e nivelit të dytë pati blerë një kat në kullën Down Town 1.
Disponimi nga kryeministri i një informacioni kaq specifik, kush ka blerë çfarë në një pallat në Tiranë, shkaktoi goxha habi, pasi Rama në mënyrë të përsëritur e ka mbrojtur veten nga skandalet e ndryshme të zyrtarëve të tij me argumentin se nuk dinte gjë, dhe se nuk mban dot përgjegjësi për korrupsionin e të tjerëve.
Gjithsesi, pas zbulimit nga ana e SPAK të disa çështjeve veçanërisht të bujshme në pastrimin e parave në kullat në qendër të Tiranës, zyra e kryeministrit iu përgjigj një mediaje të huaj duke argumentuar se po, në Tiranë ka pastrim parash, por, sipas vlerësimit të kësaj zyre, jo në përmasa të jashtëzakonshme. Sipas kryeministrit, pastrime të tilla parash ka kudo nëpër botë, fjala vjen, në Londër.
Të dhënat e agjencive ligjzbatuese në fakt sugjerojnë se, nëse marrim parasysh sasinë e drogës së kapur, dhe supozimin jo të paarsyeshëm se disafish më shumë drogë nuk është arritur të kapet, si dhe duke shumëzuar këto disafishët me çmimin e tregut me shumicë, mund të arrihet në një vlerësim shumë të përciptë mbi sasinë e parave që organizatat kriminale qarkullojnë.
Normalisht që jo të gjitha paratë e trafikut të drogës vijnë në Shqipëri. Megjithatë, tonelatat me kokainë të identifikuara nga SPAK, që i përkasin periudhës nëntor 2019 – prill 2021, si dhe të dhënave mbi periudhën e kultivimit të cannabisit, 2015-2016, duket se flasin për një sasi aq të madhe miliardash sa, edhe nëse një pjesë fare e vogël e tyre të mbërrijë në Shqipëri, mjaftojnë për të krijuar një plutokraci droge në vend.
Dosjet e SPAK
Më 16 qershor, Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimit dhe dërgimin për gjykim të një grupi trafikantësh shqiptarë. Sipas njoftimit [link] pesë operacione të trafikimit nga ky grup kanë dështuar për periudhën nëntor 2019 – prill 2021, ndërsa sasia totale e drogës së trafikuar, për aq sa mund të kuptohet nga komunikimet e Sky ECC mbi të cilat mbështetet kjo dhe shumë dosje të tjera hetimore, arrijnë në “së paku 50 tonë”.
Personazhet kryesore në këtë grup janë vëllezërit Aliu dhe vëllezërit Bibaj, nënstrukturat kyçe të trafikimit dhe pastrimit të parave. Njoftimi sjell të reja në krahasim me njoftimet e mëparshme për dy gjëra: e para, kemi një vlerësim të sasisë së drogës që dyshohet se është trafikuar, pra, vlerësimit se së paku 50 tonë kanë dalë nga Amerika Latine për në Evropë. E dyta, SPAK dha një vlerësim për 491 pronat që u identifikuan si produkte të parave të fituara nga trafiku i drogës, dhe vlerësimi është që këto prona kushtojnë “rreth 150 milionë euro”.
Sasia e drogës së trafikuar dhe vlera e pasurive të sekuestruara është një hamendësim i informuar. Prokurorët e SPAK nuk kanë mundësinë të dinë saktësisht se sa është sasia e trafikuar, nuk kanë mundësinë të dinë saktësisht sa janë kostot dhe sa është çmimi i shitjes dhe nuk ka se si ta dinë saktësisht vlerën e pronave të sekuestruara.
Nëse marrim parasysh të gjitha këto hamendësime, mundet gjithsesi të nxjerrim disa konkluzione, pavarësisht marzhit të lartë të gabimit.
Një dosje tjetër e SPAK, e hetuar gjithashtu falë dokumentimit të aktivitetit që trafikantët i bënë punës së vet në SkyECC, thotë se kokaina del nga vendet e Amerikës Latine me zakonisht 7 mijë dollarë për kilogram. Një e katërta e sasisë së trafikuar ose një e treta, përdoret për të paguar transportin. Nëse organizatat e specializuara për këtë hallkë të trafikut korruptojnë zyrtarët e porteve nisëse dhe sigurojnë dorëzimin e drogës në Evropë, ata marrin, në pikën e daljes, një të katërtën ose një të tretën e të gjithë sasisë së trafikuar.
Trafikantët përdorin termin “me shtet” për të cilësuar nëse droga po trafikohet në këtë mënyrë. Nëse droga trafikohet fshehurazi, trafikantët përdorin termin “në ujë” për ta përshkruar operacionin. Në këtë rast i duhet dikush në Evropë që të hyjë në port e ta marrë. Operacioni i grabitjes së drogës nga konteinerët e mallrave konsiderohet shumë i rrezishëm. Njerëzit që e marrin përsipër rrezikojnë burgun për goxha kohë përkundrejt një shpërblimi të majmë, që në një rast të dokumentuar arrin në 30 apo edhe më shumë përqind nga droga e trafikuar.
Nëse zbatojmë të njëjtën logjikë për të gjitha ngarkesat, atëherë mund të themi se kostoja që trafikantët kanë për blerjen dhe transportin e drogës deri në Evropë është afërsisht 10 mijë euro për kilogram. Trafikantët kanë pasur humbje nga sasia prej 50 tonë, afërsisht nëntë tonë që janë kapur nga agjencitë ligjzbatuese gjatë kësaj periudhe. Kjo do të thotë që kostoja totale e trafikimit të pesëdhjetë tonëve është rritur për shkak të humbjeve nga kapjet me 18%.
Në shumë prej dosjeve prokurorët vlerësojnë se çmimi i shitjes me shumicë të një kilogrami kokainë në Evropë, pasi ka dalë nga portet, varion nga 25 mijë në 30 mijë euro.
Nëse marrim parasysh çmimin e blerjes me shumicë, koston e transportit dhe humbjet nga droga e kapur, mundemi të llogarisim se trafikantëve u kanë mbetur 41 tonë drogë për shitje me vlerë totale që mund të luhatet nga 1 miliardë deri në 1.2 miliardë. Ndërsa kostoja e operacioneve, ku përfshihet blerja në Amerikën Latine, transporti dhe humbjet, duket se kanë qenë rreth 600 milionë euro, ku 350 milionë ka kushtuar droga, 150 milionë transporti dhe 100 milionë humbjet nga sasitë e sekuestruara.
Në fund të operacioneve, grupi në fjalë duhet të ketë pasur nëpër duar 400 deri në 600 milionë euro. Këto hamendësime i përkasin vetëm periudhës nëntor 2019 – prill 2021, periudhë gjatë së cilës trafikantët përdorën SkyECC pa pasur dijeni se komunikimet e tyre po përgjoheshin. Ne e kemi të pamundur të hamendësojmë nëse operacionet e tyre kanë qenë me të njëjtin intensitet për periudhën pas prillit 2021 ose para nëntorit 2019.
Grupi në fjalë është një nga shumë grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës në sasi të mëdha të identifikuara nga SPAK, grupe të cilat, dukshëm kanë preferuar Shqipërinë si vendin e sigurt ku të mbajnë paratë e fituara nga këto aktivitete.
Grupit në fjalë iu identifikuan në pronësi të drejtpërdrejtë 491 prona me vlerë 150 milionë euro. Supozim i arsyeshëm është që prokurorët nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë të gjitha pronat e lidhura me grupin. Të dhënat nga dosjet sugjerojnë se një mënyrë e preferuar e trafikantëve për të maskuar pronat e veta është përmes emrave të pronarëve fasadë, qytetarë që ekzistojnë ose që nuk ekzistojnë fare, por që kanë emrin si pronarë asetesh të ndryshme. Me një fjalë, shifra prej 150 milionë euro duhet të shikohet si minimum. Shifra e saktë e parave të grupit të qarkulluara në ekonominë shqiptare është logjikisht më e lartë se sa kaq.
Pak ditë më herët, në datën 12 qershor, SPAK kreu një goditje tjetër masive ndaj pastrimit të parave të drogës. Në atë rast u goditën vëllezërit Koçeku, të cilët trafikonin drogë dhe ndërtuesi Ilir Shtufi, i cili kishte hapur kompanitë e tij, të njohura për disa prej kullave më ikonike në Tiranë, për pastrimin e parave të tyre. GJKKO ka dhënë tre vendime për sekuestro paraprake. Për njërin vendim, vlera e aseteve të sekuestruara arrin në 128.4 milionë euro. Për dy vendimet e tjera nuk ka të dhënë për vlerën totale të parave dhe pronave të sekuestruara, por listat e gjata të pronave të patundshme, kompanive apo llogarive bankare sugjerojnë se bëhet fjalë për pasuri në rendin e dhjetëramiliona eurove.
SPAK ka goditur deri tani edhe shumë grupe të tjera, për të cilat jepen të dhëna vetëm për sasinë e drogës së sekuestruar të identifikuar, por jo të dhëna për sasinë totale të dyshuar të trafikuar dhe as për pasuritë e blera me këto para.
Grupi Çela-Balla, i goditur verën e vitit 2025, lidhen me trafikimin e 11.6 tonëve kokainë të sekuestruara, ndërsa një grup tjetër i njohur si vëllezërit Hoxhosmani dhe Plaurent Dervishaj janë akuzuar si të lidhur me 4.7 tonë të trafikuara dhe të sekuestruara. Një grup tjetër [link] akuzohet si përgjegjës për 3.6 tonë kokainë të kapur.
Duhet të theksohet se të gjitha këto sasi i përkasin viteve 2020-2021.
Sipas shembullit të grupit Aliu-Bibaj, në aktivitetet e të cilit humbej 18% ose afro një e pesta e të gjithë drogës së trafikuar, është e mundur të ekstrapolojmë se këto grupet e tjera duhet të kenë trafikuar pesë herë më shumë drogë nga sa u është kapur, dhe kjo, vetëm për periudhën 2020-2021. Kështu, të 11.6 tonët e grupit Çela-Balla sugjerojnë se ata duhet të kenë trafikuar rreth 60 tonë, fitimi i të cilave arrin gjithashtu në mbi gjysmë miliardi euro.
Grupi Hoxhosmani – Dervishaj duhet të kenë trafikuar rreth 25 tonë, me fitime neto më shumë se çerek miliardi euro dhe grupi tjetër, me 3.6 tonë, duhet gjithsesi të ketë realizuar fitime në rendin e 100 apo 200 milionë eurove.
Me pak fjalë, grupet e goditura deri tani, që të gjithë të identifikuar nga SkyECC, për një periudhë më pak se 15 muaj, duhet të kenë qarkulluar fitime neto prej 1 deri në 2 miliardë euro. Është e pamundur të dihet, por është e logjikshme të thuhet se jo të gjitha grupet kriminale kanë përdorur SkyECC dhe se në qarkullim me gjasa ka grupe të tjera kriminale të cilat kanë përdorur mjete të tjera komunikimi të papërgjuara nga autoritetet.
Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se deri tani kemi folur vetëm për tregtinë me shumicë. Kokaina e transportuar me qindra apo mijëra kg nga Amerika Latine për në Evropë, shitet me çmim shumice për 25 mijë deri në 30 mijë euro për kg. Por blerësit me shumicë, të cilët e shpërndajnë më pas me pakicë, duket se në shumë raste janë gjithashtu shqiptarë. Dhe një trafikant që blen një kilogram drogë për 30 mijë, zakonisht e shet për 70 apo 100 mijë me doza të vogla.
Trafikantët i referohen një paketimi një kilogramë si “bukë”. Një i dyshuar për vrasje me pagesë p.sh., sipas fjalëve të trafikantëve, është paguar në një rast me katër “bukë”. Rrjedhimisht, tregu potencial i pesëdhjetë tonëve drogë, ndërsa është në rendin e 1 deri në 1.5 miliardë në tregun e shumicës, arrin në 3, 4 apo më shumë miliardë në tregun e pakicës. Dhe nëse vetëm 10% e të gjitha këtyre parave të kenë ardhur në Shqipëri, kjo është një shifër e jashtëzakonshme.
Ekonomia shqiptare ka pasur gjithmonë një pjesë jo të vogël të aktivitetit nga kultivimi i drogës. Por ndërsa për një ton kanabis të prodhuar në vend dikur siguroheshin të ardhura në rendin e 1.5-2 milionë eurove me çmim shumice, këto ngjajnë tashmë shifra të papërfillshme në krahasim me tonelatat e kokainës.
Prania e parave të drogës në ekonominë shqiptare tashmë është e vërtetuar katërcipërisht. Ajo që nuk ka marrë vëmendjen e duhur është dështimi tërësor i agjencive ligjzbatuese shqiptare për t’i identifikuar dhe bllokuar në kohë këto para. Hetimet e SPAK mbështeten në shumicën dërrmuese të rasteve te SkyECC për prova, ndërsa provat e ofruara nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare duket se janë me pikatore.
Zbulimi i SkyECC është një rastësi që nuk ka gjasa të përsëritet kështu që, lufta kundër pastrimit të parave të drogës nuk mundet të mbështetet vetëm te çfarë trafikantët kanë dokumentuar në aplikacion.
Kontrasti mes dhjetëra tonelatave drogë të trafikuara dhe qindramiliona eurove të pastruara, të gjitha këto të dokumentuara nga SkyECC, dhe zbulimeve të rralla të rasteve të pastrimit të parave të padokumentuara në këtë aplikacion, demonstron se në fakt se Shqipëria nuk ka vetëm problemin e pastrimit të parave të drogës, por edhe të luftës efikase ndaj grupeve shqiptare të narkotrafikut./ REL
Të fundit
Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
10 Korrik 2026, 09:48
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
10 Korrik 2026, 09:08
Qeveria ul fondet për fermerët, rrit me 75 milionë euro FSHZH-në
10 Korrik 2026, 08:55
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
10 Korrik 2026, 08:32
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 Korrik 2026, 08:18
7 plumba në prag të shtëpisë, kush është 40-vjeçari me 4 mbiemra që u vra në Laç
10 Korrik 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2026, 07:52
Vritet me armë zjarri një person në Kurbin, detajet e para
9 Korrik 2026, 22:54
Nis supersfida Francë-Marok, në lojë një biletë për në gjysmëfinale
9 Korrik 2026, 22:21
A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
9 Korrik 2026, 21:57
40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
9 Korrik 2026, 21:14
Vendimi i FIFA-s trondit Anglinë, Quansah mbetet jashtë për dy ndeshje
9 Korrik 2026, 20:51
Protesta/ Pedagogu: 4 milionë euro për Kanye West janë "koncesioni i radhës"
9 Korrik 2026, 19:45
I riu paraqitet i plagosur në Spitalin e Lezhës, policia në kërkim të autorit
9 Korrik 2026, 18:30
Leku është forcuar apo mbivlerësuar?
9 Korrik 2026, 17:58
Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
9 Korrik 2026, 16:47
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
9 Korrik 2026, 16:12
Vrasja në Shkodër/ Të afërmit: Familje e qetë, nuk kanë pasur probleme
9 Korrik 2026, 16:10
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
9 Korrik 2026, 15:43
Pezullohet efektivi në Fier, krijoi lidhje me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares
9 Korrik 2026, 15:24
Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike
9 Korrik 2026, 15:03
Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
9 Korrik 2026, 15:01
Policia nis hetimet për review-t negative të protestuesve ndaj bizneseve pranë Ramës
9 Korrik 2026, 14:30
Krimi në familje/ Vrau gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima
9 Korrik 2026, 14:05
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë
9 Korrik 2026, 13:49
I zbulua bazë armësh në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq 38-vjeçarin
9 Korrik 2026, 13:35
Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona Bonnie Tyler
9 Korrik 2026, 12:56
Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme
9 Korrik 2026, 12:45
Deputeti i VLEN reagon pas ndalimit në kufi: Shqipëria nuk është pronë e askujt
9 Korrik 2026, 12:15
Trafikuan 7 ton kokainë, dënohet banda shqiptare në Belgjikë
9 Korrik 2026, 12:01
Justin Bieber, Shakira dhe Madonna spektakël në finalen e Botërorit 2026
9 Korrik 2026, 11:52
Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren
9 Korrik 2026, 11:39
Gjyqi në GJKKO, avokati i ri i Metës paraqitet në seancë
9 Korrik 2026, 11:29
Aksident gjatë natës në Gramsh, plagosen burrë e grua
9 Korrik 2026, 11:20
Bardhi në Parlamentin Europian: Në Shqipëri ligji ndalet përballë pushtetit
9 Korrik 2026, 11:08
Meta kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin
9 Korrik 2026, 10:56
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve
9 Korrik 2026, 10:21
Rikthehet i nxehti afrikan, në fundjavë termometri arrin 40 gradë
9 Korrik 2026, 10:08
Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove
9 Korrik 2026, 10:07
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
9 Korrik 2026, 09:40
Ekonomiksi i koncerteve, 100 milionë eurot imagjinare të kryeministrit
9 Korrik 2026, 09:28
Dhurata e çuditshme e Erdoganit për liderët e NATO-s
9 Korrik 2026, 09:11
Francë-Marok në çerekfinale, favoritët përballë surprizës së Botërorit
9 Korrik 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
9 Korrik 2026, 08:30
“Uniteti i jashtëzakonshëm” i NATO-s dhe mesazhet kryesore nga samiti në Turqi
9 Korrik 2026, 08:11
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
9 Korrik 2026, 07:59
Horoskopi, njihuni me parashikim e yjeve
9 Korrik 2026, 07:46
Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit
9 Korrik 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2026, 07:02
Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!
8 Korrik 2026, 21:43
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56