Flash News

E-TJERA

Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ku shtetasi me inicialet Xh. K., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, E. K., 32 vjeçe.

E plagosura është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa shërbimet e Policisë e kanë shpallur në kërkim dhe po zhvillojnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të fundit