Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Më morën në telefon, më dërguan njerëz në shtëpi”, Koçeku tregon çfarë ndodhi pas largimit nga PS

“Më morën në telefon, më dërguan njerëz

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka zbardhur arsyet dhe prapaskenat e vendimit të saj për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Koçeku tha se vendimin nuk e konsultoi me askënd, por vetëm me ndërgjegjen dhe parimet e saj.

Ajo tregoi se pas bërjes publike të largimit ka marrë shumë telefonata dhe mesazhe, ndërsa sipas saj, persona të dërguar nga figura të Partisë Socialiste kanë shkuar edhe pranë familjes së saj për të mësuar më shumë rreth vendimit.

Koçeku deklaroi se gjatë kohës që ishte deputete kishte kërkuar vazhdimisht komunikim dhe mbështetje për problematikat e zonës që përfaqësonte, por sipas saj nuk kishte marrë përgjigjen e duhur.

“Unë jam konsultuar vetëm me ndërgjegjen edhe me parimet në të cilat unë besoj. Ato ma kanë treguar rrugën gjithmonë dhe më kanë ndihmuar që të mos dal as prej vetes dhe prej vërtetës.

Vetëm me veten. Mbasi kam marrë vendimin kam marrë shumë mesazhe, shumë telefonata, edhe më kanë çu dhe njerëz te shtëpia për me u interesuar dhe për me ditë, me ditë më tepër prej familjes time se çfarë po ndodh dhe pse e kam marrë këtë vendim, nga politikanët e Partisë Socialiste.

Dhe unë nuk kam dhënë asnjë komunikim privat sepse ishte tepër vonë. Unë i kam kërkuar me ju kontaktu, u kam kërkuar vazhdimisht për zonën, për komunitetin tim. Nuk kam marrë përgjigje. Qëndrimet kanë qenë indiferente dhe ai moment pas largimit tim ishte shumë vonë për me folë.

Në zotësinë time si deputete, unë i kam kontaktuar gjithë ata që kanë kompetencë veprimi për qarkun tim, jo vetëm lokal por dhe ata qendror, sepse unë kam dalë prej një zone, siç theksova, që ka qenë e nën përfaqësuar, ka qenë e izoluar dhe e panjohur. Madje, edhe kur e kam taku për herë të parë në podkast kryeministrin, që u prezantova se nga vija dhe kush isha, ai ma pranoi që nuk e kishte idenë se çfarë ndodhte në ato zona.

Dhe është një zonë jo e vogël dhe jo me pak peshë në historinë edhe në hartën e Shqipërisë. Dhe gjithë kjo ë prapambetje e investimit të shtetnor dhe e pranisë së vëmendjes të institucioneve më kanë shty edhe si vajzë, por edhe si e re dhe banorja e atyre zonave, çohen të hyj në politikë, sepse sidomos për të rinjtë edhe për gratë, mundësitë kanë qenë thuajse të pamundura”, tha ajo.

Të fundit