Flash News

E-TJERA

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes në Laç, qëlloi 7 herë pranë pallatit 40-vjeçarin

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes në Laç, qëlloi 7

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Ilir Gjinit, mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan” të Laçit.

Sipas burimeve, i dyshuari është Emiljan Suti, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Nga të dhënat paraprake, Suti dyshohet se ka qëlluar menjëherë pasi Gjini kishte parkuar automjetin dhe po drejtohej drejt hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse viktima ka tentuar të largohej, autori dyshohet se e ka ndjekur dhe ka qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.

Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar banonin në të njëjtën lagje. Gjini, i cili njihej edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, dyshohet se është qëlluar me shtatë plumba.

Policia vijon kërkimet për kapjen e Emiljan Sutisë, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

 

Të fundit