Flash News

E-TJERA

Rrëfehet Habib Rexha: Arian Gosa më kërcënoi me jetë 2 herë

Rrëfehet Habib Rexha: Arian Gosa më kërcënoi me jetë 2

"Arian Gosa më kërcënoi dy herë se do më vriste mua dhe familjen time, ndaj unë e vrava". Kështu ka deklaruar Habib Rexha përpara grupit hetimor, lidhur me vrasjen e Arian Gosë.

Sipas deklarimeve në dosjen hetimore të ngjarjes, Rexha ka treguar se si e përgatiti vrasjen e Goses

"Arian Gosën e kisha ndeshur dy herë përpara ngjarjes në qytetin e Kavajës teksa ndihmoja vëllain tim në biznesin që kishte. Sa herë më ka parë më është drejtuar duke më thënë se do të më zhduk mua dhe familjen time. I ndjerë i frikësuar dhe në ankth që ndonjë nga familjarët e mi mund të pësonte fatin e vëllait tim të ndjerë, Altin Rexha, kam shkuar në Kukës në kufi dhe kam marrë kontakt me një Kosovar, të cilit i kam kërkuar të më gjejë një armë zjarri. Ai më ka siguruar një pistoletë TT që ia kam blerë për 200 Euro", ka deklaruar Rexha.

Sipas autorit, ideja për të vrarë Gosën lindi që në momentin kur e pa te lokali.

"Më datë 21 Maj pasi kam ndenjur tek puna e vëllait deri në orën 16:00- 17:00 kam marrë makinën Volksëagen Tuareg, dhe kam shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë pistoletën e kisha me vete dhe e kisha të mbushur. Sapo kam hypur tek shkallët e lokalit kam vënë re Arian Gosën të shoqëruar me një person tjetër të cilin nuk e njihja. Menjëherë më lindi ideja për ta vrarë, kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar. Më pas ika me vrap dhe mora makinën të cilën e kisha lënë rreth 200-300 metra larg", ka thënë Rexha.

Arian Gosa u ekzekutua më 21 maj në Kavajë teksa ishte në lokal bashkë me babain e tij. Vrasja erdhi pas ngjarjes së 29 Marsit kur u vranë në Kavajë Edmond Gosa, vëllai viktimës dhe Altin Sali Rexha, vëllai autorit, Habib Rexha.

Të fundit