Flash News


E-TJERA

Rrëmbim dhe kanosje në Astir, arrestohet një 29-vjeçar

Rrëmbim dhe kanosje në Astir, arrestohet një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga në Tiranë, pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe kanosur një vajzë të re në zonën e Astirit.

Ngjarja ka ndodhur dje. I arrestuari është identifikuar si J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas hetimeve, i riu dyshohet se ka marrë me forcë në automjet një 29-vjeçare duke e kanosur për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila u mor si provë materiale për hetimin.

Të fundit