Flash News

E-TJERA

“Rrezikon të cenojë provat”, gazetarja tregon pse GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun

“Rrezikon të cenojë provat”, gazetarja tregon pse GJKKO

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar arsyet që çuan GJKKO-në të vendoste dy masa sigurie ndaj Belinda Ballukut.

Lala tha se GJKKO ka vlerësuar se Balluku në postin e zv.kryeministres, mund të deformojë prvat dhe të intimidojë dëshmitarët.

Balluku mund të dalë jashtë vendit vetëm me një leje të veçantë që prek rastet e familjarëve dhe të rënda shëndetësore.

“GJKKO ka vlerësuar se influenca e Belinda Ballukut si numri 2 i qeverisë, pozicioni që e mban ndër vite, fakti që ka drejtuar Ministrinë me portofolin më të madh buxhetor, ka të gjitha mundësitë për të deformuar provat dhe intimiduar dëshmitarët.

Sipas GJKKO, mbajtja larg zyrës së zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve e Energjisë, bën që ajo të mos dëmtojë provat dhe të mos ushtrojë presion mbi dëshmitarët”, raportoi Lala.

 

Të fundit