Flash News

E-TJERA

Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të jetë në dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin, por në zonat malore priten kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa gjatë pasdites, vranësirat do të shtohen, duke sjellë shira të izoluar në skajin verior.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim të ulët.

Të fundit