Flash News

E-TJERA

Rritet numri aksidenteve në 2021, shkak sjellja e shoferit; INSTAT nxjerr shifrat, mbi 100 viktima në gjashtë muaj

Rritet numri aksidenteve në 2021, shkak sjellja e shoferit; INSTAT nxjerr

Numri i aksidenteve në muajin qershor është rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. INSTAT ka nxjerrë shifrat dhe bën me dije se në qershor ndodhën 124 aksidente rrugore.

Por edhe gjashtëmujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje, krahësuar me periudhën janar-qershor të vitit paraardhës. Rritja kap vlerën prej 32,9 %, pasi kanë ndodhur 671 aksidente rrugore nga 505 të ndodhura në 2020.

Në muajin qershor, numri i të viktimave nga aksidentet rrugore është 15 persona, ndërsa që prej janarit është 105 persona, duke shënuar sërish rritje me 2020-ën.

INSTAT thotë në 86,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit