Flash News

E-TJERA

Rritet numri i rasteve të reja, bilanci ditor me Covid-19

Rritet numri i rasteve të reja, bilanci ditor me Covid-19

Shifrat me Covid-19 në vendin tonë mbeten të larta. Në 24 orët e fundit, rastet e reja kanë shënuar një rritje të lehtë. Ministria e Shëndetësisë raporton se tre persona kanë humbur jetën dhe se janë regjistruar 831 raste të reja pozitive me koronavirus.

Tirana, Fieri dhe Durrësi janë qarqet me numrin më të lartë të të infektuarëve. Sipas MSH, janë 7,671 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spital po marrin trajtim 26 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,774

Fier 769

Durrës 676

Vlorë 519

Elbasan 394

Korçë 321

Gjirokastër 312

Shkodër 239

Lezhë 235

Berat 231

Dibër 151

Kukës 50

Të fundit