Flash News

E-TJERA

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, sa do të kushtojnë

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, sa do të

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje. Bordi i transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 252 lekë/litri nga 243 lekë që ishte.

Edhe benzina ka pësuar rritje, ku tashmë do të tregtohet me 241 lekë për litër. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, 81  lekë/litri.

Vendimi i Bordit do të hyjë në fuqi sot në orën 18.00 deri në mbledhjen e atdhshme.

Njoftimi i Bordit:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

 

Të fundit