Flash News

E-TJERA

Rritet taksa e pronës, eksperti tregon zonat e Tiranës që preken

Rritet taksa e pronës, eksperti tregon zonat e Tiranës që preken

Qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve. Për familjarët do jetë 0.05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset kjo taksë do jetë 0.15%.

Eksperti i ekonomisë, Edurat Gjokutaj, në një lidhje për Euronews Albania tha se nga kjo do prekej më tepër Tirana dhe zonat në zhvillim rreth saj.

“VKM-ja që ka dalë së fundmi, në fund të korrikut, prek Tiranën dhe njësitë administrative rreth Tiranës, si Linza, Farka, në të cilat ka rritje deri në 76% të çmimit referues, kjo është një rritje shumë e madhe. Në zonën e bllokut rritja është 8%. Do duhej një rritje e harmonizuar dhe një studim gjithëpërfshirës që të shikonte se kë prekte dhe sa do ndikojë kjo te taksapaguesit e mesëm”, tha eksperti i ekonomisë.

Të fundit