Flash News

E-TJERA

Rrjetet sociale kthehen në objekt shantazhi, disa të proceduar

Rrjetet sociale kthehen në objekt shantazhi, disa të proceduar

Tre persona janë proceduar nga policia pasi akuzohen për përndjekje dhe shantazh në rrjetet sociale.

Një 28-vjeçare ka përndjekur një të re. Ndërsa një 36-vjeçar, është proceduar nga policia, pasi ka postuar fotot personale të ish-bashkëshortes.

Gjithashtu ëhstë marrë nën hetim një 28-vjeçar, i cili ka postuar në rrjetet sociale fotot personale të një 26-vjeçareje, me mbishkrime fyese ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. C., 28 vjeçe, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 27-vjeçare;

-S. H., 36 vjeç, pasi dyshohet se në rrjetin e tij social ka postuar fotot personale të ish-bashkëshortes, bazuar në kallëzimin e bërë prej saj;

-K. P., 28 vjeç, pasi ka postuar në rrjetet sociale fotot personale të një 26-vjeçareje, me mbishkrime fyese ndaj saj.”, njoftoi policia.

Ndërsa dy shtatase të tjera, kanë denoncuar në polici raste abuzimi në rrjetet sociale, pasi një 27-vjeçareje i është hapur një profil fals me fotot e saj dhe një 34-vjeçare i kanë ardhur komente fyese.

“-me datë 11.08.2025, kallëzuan shtetasit:

K. C., 27 vjeçe, se në rrjetet sociale i është hapur një profil fals me fotot e saj, duke përdorur shprehje fyese. Autori është idemtifikuar nga ana e Policisë dhe po punohet për dokumentimin e ngjarjes;

H. V., 34 vjeç, se i kanë ardhur komente fyese në profilin e tij në një rrjet social. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit;”, informoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit