Flash News

E-TJERA

Sazani “digjet” prej 4 ditësh, Greqia do të dërgojë helikopterë. Deklaratat kontradiktore të qeverisë

Sazani “digjet” prej 4 ditësh, Greqia do të

Greqia i ka ardhru në ndihmë shtetit shqiptar për të shuar flakët që vijojnë prej ditësh në ishullin e Sazanit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se Greqia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit.

Dje kryeministri Edi Rama thoshte se nuk është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, edhe pse qeveria e tij pranonte se situata është kritike, ndërsa sot Peleshi shprehet se duhet kjo lloj ndërhyrje. Këto deklarata kontradiktore kanë shtuar dyshimet se Forcat e Armatosura nuk kanë helikopterë. Kjo u pranua edhe dje nga ministria, e cila tha se janë dërguar për remont jashtë vendit.

Ndërsa Rama nuk u ndal te ky fakt, por i mëshonte pjesës që s’ka nevojë për ndërhyrje nga ajri edhe pse zjarri ak shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme të bimësisë.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren.

Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, njofton ministri i Mbrojtjes në rrjete sociale.

 

Të fundit