Flash News

E-TJERA

Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është prekur nga sëmundja e murtajës.

Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.

Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, të shërbimit veterinar në qark dhe ato pranë bashkisë Bulqizë.

Një Ferma në Postribë të Shkodrës u karantinua më 3 qershor pas ngordhjes së bagëtive të imëta. Ndërkohë, aty u morën nga Shërbimit Veterinar në Shkodër, mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë dhe rezultatet konfirmuan prezencën e murtajës së bagëtive të imëta.

Murtaja është një sëmundje infektive që prek kryesisht kafshët, delet dhe dhitë. Simptomat përfshijnë temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diare, ulje oreksi, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, nëpërmjet: sekrecioneve nga hunda dhe sytë dhe ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.

Të fundit