Flash News

E-TJERA

"S'është puna jonë", Rama distancohet nga marrëveshja që dikur e quante ‘model bashkëpunimi’

"S'është puna jonë", Rama distancohet nga

Një vit më parë, Edi Rama shfaqej krah Giorgia Melonit si partneri i “veçantë” që do t’i jepte Europës modelin e parë të përbashkët për menaxhimin e migrantëve. Toka shqiptare do të bëhej simbol i bashkëpunimit dhe solidaritetit mes dy vendeve.

Sot, i njëjti Rama thotë me qetësi olimpike për Info Migrants: “Nuk është puna jonë. U kemi dhënë tokën, le të bëjnë çfarë të duan.”

Kryeministri që dikur mbrojti me pathos “projektin historik me Italinë”, tashmë është kthyer në spektator të një nisme që “nuk është pjesë e historisë sonë”.

Nga “bashkëpunim strategjik” në “copë tokë e dhënë me qira”, Rama duket se ka kaluar nga retorika e miqësisë në gjuhën e distancës. Nëse më parë e quante “akt besimi ndaj Italisë”, sot tingëllon më shumë si “akt dorëzimi të përgjegjësisë”.

Italia ka ngecur me gjykatat, projekti është pezulluar, dhe Rama – me një lloj elegance ironike – thjesht ngre supet: “S’e kemi problem tonin.”

Një frazë që mbase përmbledh më mirë se çdo deklaratë tjetër filozofinë e re të qeverisë: kur diçka shkon keq, thjesht bëhet italiane.

Të fundit