Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta mes kushërinjve në orët e vona, përfundojnë të dy në spitalin e Fierit

Sherr me sende të forta  mes kushërinjve në orët e vona,

Një sherr ka ndodhur mbrëmë në orët e vona mes kushërinjve në Cakran të Fierit.

Mësohet se ata kanë përdorur sende të forta në konflikt e sipër.  37-vjeçari Miri Sulaj bashkë me djalin e tij dhunuan me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, i cili është djali i xhaxhait të 37-vjeçarit.

Gjatë përplasjes ata janë goditur me sende të forta, duke pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Ata u dërguan më pas në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sakaq, pas ngjarjes babë e bir u larguan nga vendngjarja, por u kapën dhe u shoqëruan disa orë më vonë nga Policia e Fierit. 

 

Të fundit