Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta në një rezidencë në Lundër, dyshohet për një të plagosur

Sherr me sende të forta në një rezidencë në

Një përplasje me sende të forta është shënuar pasditen e sotme në një rezidencë në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga përleshja ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet që çuan në konfliktin e dhunshëm. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të përplasjes, si dhe për të identifikuar autorët e përfshirë.

Të fundit