Flash News

E-TJERA

EMRAT/ Sherr me thika në Shkodër, plagoset një person

EMRAT/ Sherr me thika në Shkodër, plagoset një person

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Shkodrës. 

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. 

Ngjarja ka ndodhur në zonën “Ish Dega”, ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri (Brigel Bizi) është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore. 

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin (Bledar Bylybashi).

Njoftimi i policisë

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit  për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi, 28 vjeç,  autori i  dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit