Flash News

E-TJERA

Sherr me thika te 'Rruga e Kavajës', plagoset 25-vjeçari

Sherr me thika te 'Rruga e Kavajës', plagoset 25-vjeçari

Një i ri ka mbetur i plagosur pasi u përfshi në një konflikt në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas policisë, i riu K. P., 25 vjeç, dyshohet se është goditur me mjet prerës nga F. G. Policia është vënë në ndjekje të autorit.

“Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 

Të fundit