Flash News

E-TJERA

Shkaktoi ndotje të gjirit të Dhralesë, arrestohet inxhinieri teknik në Palasë

Shkaktoi ndotje të gjirit të Dhralesë, arrestohet inxhinieri

Vihet në pranga një inxhinier teknik i një firme ndërtimi që po kryente punime në zonën e Palasës.

Sipas bluve, I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik në këtë zonë bregdetare.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier teknik i një firme ndërtimi që po kryente punime në zonën e Palasës.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 05.04.2025, ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik në këtë zonë bregdetare", njofton policia. 

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit