Flash News

E-TJERA

Shkarkohen nga detyra prefektët e Durrësit, Korçës dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare

Shkarkohen nga detyra prefektët e Durrësit, Korçës dhe

Shkarkohen nga detyra prefektët e qarkut të Durrësit, Korçës dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare.

Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave.

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra në Durrës prefektin Emiljan Jani dhe në vend të tij qeveria ka emëruar Adrian Gurra.

Ndërkohë, në Korçë është liruar nga detyra Prefekti Nertil Jole dhe në vend të tij emërohet Florinda Zegullaj.

Po ashtu, Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.


Njoftimi: 

Këshilli i Ministrave vendosi:

u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore:

– Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

– Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

– Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Të fundit