Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Fier, lëndohet një grua

Shpërthen bombola e gazit në Fier, lëndohet një grua

Një bombol gazi ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në katin e tretë të një pallati në Fier, duke shkaktuar panik tek banorët.

Zonja e shtëpisë arriti të shuante zjarrin, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombolën.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.

E lënduara u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit