Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në Durrës

Shpërthim me tritol në Durrës

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës.

Policia bën me dije se shpërrthimi është raportuar në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.”– njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit