Flash News

E-TJERA

Shqipëria mund të shpallet e sigurt nga Covid-19. Të lirë për të udhëtuar drejt BE-së?

Shqipëria mund të shpallet e sigurt nga Covid-19. Të lirë

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mund të shpallen vende të sigurta dhe qytetarët të udhëtojnë të lirë drejt Bashkimit Evropian.

Kështu raporton Radio Evropa e Lirë, e cila shton se Portugalia, e cila ka presidencën e BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket shifrave me koronavirus.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do ta diskutojnë këtë çështje të mërkurën dhe do të vendosin nëse do i lejojnë apo jo shqiptarët që të udhëtojnë të lirë drejt BE-së.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Të fundit