Flash News

E-TJERA

“Shqipëria në rrënim”, emigrantët shqiptarë protestë kundër Ramës në Milano

“Shqipëria në rrënim”, emigrantët shqiptarë

Emigrantët shqiptarë në Itali kanë thirrur një protestë në Milano kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimeve të shpërndara në rrjete sociale, protesta do të zhvillohet më 22 shkurt, nën sloganin “Shqipëria në rrënim”.

Organizatorët shprehen se keqqeverisja, korrupsioni dhe taksat e larta kanë detyruar mijëra shqiptarë të braktisin vendin, ndërsa theksojnë se tubimi synon të ngrejë zërin e diasporës kundër situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri.

“Shqipëria në rrënim”, emigrantët shqiptarë

Kjo lëvizje vjen pas protestës së 10 shkurtit në Tiranë, e cila pati jehonë edhe jashtë vendit.

Tubimi i organizuar nga opozita para Kryeministrisë u pasqyrua gjerësisht në mediat ndërkombëtare dhe u konsiderua si një nga mobilizimet më të forta kundër qeverisë gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë më 20 shkurt në Tiranë. Prej vitit të kaluar, Partia Demokratike dhe lëvizja Shqipëria Bëhet kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme, duke kërkuar largimin e Ramës dhe duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe afera të rënda.

Me protestën e 22 shkurtit në Milano dhe tubimin e 20 shkurtit në Tiranë, kundërshtimi ndaj qeverisë duket se po shtrihet si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të vendit.

Të fundit