Flash News

E-TJERA

Shtyhet gjyqi i dosjes ‘Sterilizimi’, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Shtyhet gjyqi i dosjes ‘Sterilizimi’, ja kur do të mbahet
Foto ilustruese

Seanca gjyqësore e çështjes së ‘Sterilizimit’ është shtyrë. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e të akuzuarës Marsela Serjani dhe mungesa e avokatëve të të pandehurve Petrit Mersini, Saimir Kadiu dhe Naile Abazit.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 25 qershor. Ky proces po zhvillohet i ndarë nga ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndryshe nga tetë të pandehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar, ka kërkuar gjykim të zakonshëm.

 

Të fundit