Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, shkak avokatët

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, shkak avokatët

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë pas kërkesës së avokatit Artan Gjermeni, i cili kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Gjermeni është pjesë e ekipit mbrojtës që do të përfaqësojë interesat e Veliajt në procesin gjyqësor.

Kështu, Gjykata e Posaçme ka caktuar seancën e radhës për datën 12 nëntor, ora 09:00, duke vendosur që seancat pasuese të zhvillohen çdo të hënë.

Në këtë seancë pritej të shqyrtoshin akuzat penale të ngritura ndaj Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Seanca e mëparshme u anulua për shkak të bojkotit nga ana e avokatëve, pas ndalimit të avokatit Ulian Barjami, i cili pati një përplasje me prokurorin në sallën e gjyqit në Gjykatën e Elbasanit.

Nga ana tjetër, kujtojmë se më 2 tetor, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë. Ai u arrestua nën dyshimet për përfshirje në një skemë të sofistikuar korrupsioni dhe pastrimi parash, së bashku me bashkëshorten e tij.

Sipas hetimeve të SPAK, çifti dyshohet se ka përfituar rreth 1 milion euro në mënyrë të paligjshme, përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse, duke kanalizuar fonde publike dhe ryshfete nga kontraktorë të bashkisë.  

Të fundit