Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Skandali i Përmbarimit Privat, 18 mijë dosje në duart e 3 përmbaruesve pa licencë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në sistemin e Përmbarimit Privat.
Tre ish-përmbarues, Helidon Xhindi, Lefter Canaj dhe Fatos Alimadhi, të cilëve iu është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vite më parë, mbajnë “peng” me veprime burokratike dhjetëra mijëra dosje të qytetarëve. Ata nuk dorëzojnë vulën, dosjet dhe paratë e debitorëve, të cilat i mbajnë në llogaritë e tyre.
Por, çfarë bëjnë institucionet shtetërore? Prej më shumë se dy vite e gjysmë, të gjitha institucionet kanë dijeni, por çuditërisht asnjë nuk vepron. Policia nuk i gjen dot fizikisht, Përmbarimi Shtetëror nuk iu gjen dot zyrat, ndërsa Prokuroria e Tiranës vetëm zvarrit hetimet dhe s’ka kërkuar asnjë masë shtrënguese.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një qytetare, e cila tregoi se historia e saj filloi në vitin 2013 dhe ende sot e kësaj dite nuk ka përfunduar. Ajo siguroi një urdhër ekzekutimi për një borxh që i kishte një qytetare tjetër. Pas shumë përpjekjeve, doli një vendim gjykate për urdhër ekzekutimi. Për ekzekutimin e këtij vendimi, qytetarja mori përmbaruesin privat Lefter Canaj.
“U vendos marrja e detyrimit nga debitorja ime. Paratë kalonin nga llogaria e debitores, te përmbaruesi dhe më pas te unë. Filloi ekzekutimi në vitet 2020, 2021 dhe 2022. Më pas u ndërprenë. Mësova se Lefterit i ishte hequr licenca. Mësoj nga banka e nivelit të dytë që debitores sime i mbahej shuma nga llogaria dhe kalonin te llogaria e përmbaruesit. Por, nga përmbaruesi s’më kalojnë mua. Akoma edhe sot e kësaj dite, debitores i mbahen paratë”, – tha qytetarja.
“Llogaritë duhet t’i ketë të ngrira. Po s’di më tepër. Shteti duhet t’i ketë të ngrira këto llogari”, – thotë qytetarja, e cila s’ka asnjë informacion se çfarë është bërë me pagesat që duhet të merrte prej shumë vitesh.
Ajo thotë se s’i ka shkuar në zyrë përmbaruesit, por e ka telefonuar, ndërsa ai nuk është përgjigjur.
“Pastaj unë mora institucionet kompetente. Nëse do të kishte rezultat, s’do ju shqetësoja ju! Rezultati 0. Unë kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Përse zvarriten gjërat? Përse nuk zgjidhen në kohën e duhur? Por zvarriten, zvarriten, derisa njerëzit mërziten, zemërohen, shqetësohen, tensionohen, kur një gjë që është për t’u bërë, të bëhet në kohën e duhur”, – thotë ajo.
Fiks Fare ka siguruar një dokument, ku Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë i ka dërguar disa institucioneve, përfshirë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë, Policisë së Shtetit, Gjykatës Vlorë dhe Tiranë, ku njofton se tre përmbaruesve Helidon Xhindi, Lefter Canaj dhe Fatos Alimadhi iu janë hequr licencat. Xhindit në korrik 2022, Canajt dhe Alimadhit në maj 2023.
“Këta tre individë refuzojnë në vijimësi të depozitojnë në Ministrinë e Drejtësisë mjetet dhe dokumentet që dispononin si përmbarues. Nuk dorëzojnë vulën, mjetin e identifikimit, arkivën dhe mijëra dosje përmbarimore. Pas heqjes së licencave, e gjithë situata është kthyer në një problem publik. Ish-përmbaruesit mbajnë peng interesa financiare qytetarësh të shumtë, në dëm të të cilëve janë shkaktuar pasoja të rënda. Mosveprimi i strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë, tashmë pas kaq muajsh, nuk ka asnjë justifikim. Konstatojmë një qëndrim tejet burokratik institucional të Ministrisë së Drejtësisë”, – shkruan Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë.
Kjo dhomë ka marrë informacione edhe nga sistemi bankar. “Ju rikujtojmë se, bazuar në të dhënat e dërguara prej sistemit bankar, të administruara nga vetë Ministria e Drejtësisë, evidentohet se këta tre ish-përmbarues kanë ende në duart e tyre edhe rreth 18.000 dosje – çështje përmbarimore në statusin e çështjeve aktive. Asnjë masë nuk është marrë nga Ministria e Drejtësisë, teksa gjendet për herë të parë në historinë institucionale të saj përballë kësaj situate të paprecedentë, që tashmë po kthehet nga problem në një skandal publik”, – thuhet në dokument.
Vetë qytetarja thotë se i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Privatë dhe kanë pasur një korrespondencë të gjatë.
“Shkresa është e muajit shkurt 2024. Ajo mbeti vetëm një shkresë, pasi gjatë 18 muajve të tjerë s’ka ndodhur asnjë zhvillim. U kam shkruar këto muaj, po ata flenë gjumë. Gjatë kësaj kohe i jam drejtuar Ministrisë së Drejtësisë. Më ka kthyer përgjigje, por vetëm konstaton dhe është e paaftë për ta zgjidhur këtë problem. Nuk më jep zgjidhje konkrete”, – shton qytetarja.
Ajo i është drejtuar edhe Zyrës së Bashkëqeverisjes, e cila i ka dërguar vetëm një informacion konstatues, ku i drejtohet Dhomës së Përmbaruesve Privatë.
“Më japin informacion shumë të saktë, por konstatues. Asnjë veprues! I jam drejtuar zyrës së Kryeministrit. Diçka duhet të ndodhë. Ky s’është vetëm problemi im”, – thotë ajo.
Më tej, qytetarja shprehet e habitur se si ka mundësi që e kanë marrë vesh të gjitha institucionet shtetërore që merren me këto probleme, dhe s’është ajo e vetme, por asnjë s’vepron.
“Debitores time i ndalen lekët. Nuk ka fuqi ky shtet që të më japë mua lekët që më takojnë? Nuk kanë mundësi këta njerëz? Ata kudo që të jenë, të merren prej veshi, të ulen në tavolinë dhe ka komision që të vendosë që të xhirohen lekët te kreditorët. Duhet pak vëmendje nga këto institucione, janë me dhjetëra e dhjetëra punonjës që paguhen për këtë punë. Çfarë bëjnë këta njerëz? Përse s’na ndihmojnë? A ka shtet?”, – përfundon ajo.
Fiks Fare ka mësuar se Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Zyrës së Përmbarimit Shtetëror në Tiranë për t’u marrë dosjet tre ish-përmbaruesve privatë.
Fiksi telefonoi z. Pjetër Caka, kryetar i Përmbarimit të Tiranës, i cili thotë se ka ardhur kërkesa, por i kanë marrë vetëm njërit prej tyre, ndërsa të tjerët s’i kanë gjetur dhe s’kanë pranuar që t’i dorëzojnë.
Gazetarët telefonuan edhe znj. Klodjana Tabaj, e cila është caktuar për t’i marrë dosjet përmbaruesit Lefter Canaj. Përmbaruesja thotë se është shumë problem dhe e kanë marrë dhjetëra qytetarë, por shteti s’e gjen dot përmbaruesin dhe zyrën e tij.
Pas këtyre përgjigjeve, grupi i Fiks Fare kërkoi zyrën e përmbaruesit Lefter Canaj, të cilën e gjeti në zonën e Shkollës së Kuqe. Zyra është e kyçur, ndërkohë që brenda saj ka dosje. Banorët e zonës i treguan Fiksit edhe banesën e z. Canaj, disa pallate larg zyrës. Por, megjithëse dëgjohen zëra brenda shtëpisë, Canaj dhe familjarët e tij nuk përgjigjen.
Fiks Fare iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zgjidhje për problemin e mijëra qytetarëve. Sërish, në përgjigje, ministria jep vetëm informacion, por nuk ka asnjë veprim.
Për z. Helidon Xhindi, ministria shkruan se i është hequr licenca në vitin 2022, ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka vendosur lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nga Përmbarimi i Tiranës. Ekzekutimi ende nuk është bërë i mundur edhe pse debitori ka marrë njoftim nga policia. Ai nuk është paraqitur pranë zyrës. Përmbaruesja gjyqësore i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim.
Ministria thotë se z. Lefter Canaj i është hequr licenca në maj 2023. Në muajin dhjetor të atij viti, Gjykata Administrative ka vendosur lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.
“Pala debitore bëhet pengesë, si dhe ka konsumuar elementët e veprës penale të pengimit të ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Zyra e Përmbarimit Tiranë ka bërë kallëzim për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës”, – thotë ministria.
Sërish burokraci dhe asnjë veprim!
Për përmbaruesin e tretë, Fatos Alimadhi, ministria thotë se i është hequr licenca në maj 2023. Vetëm në muajin mars 2025, ish-përmbaruesi ka paraqitur pranë Zyrës Përmbarimore dosjet e papërfunduara dhe dosjet e arkivës. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë nuk i jep zgjidhje problemit që prek dhjetëra mijëra qytetarë.
Në fund shkruan se “situata e krijuar do të marrë zgjidhje përfundimtare me miratimin dhe implementimin e amendamenteve të propozuara për ndryshimin e ligjit nr. 26/2019 ‘Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat’ (neni 43)”.
Qytetarët do të presin ndryshimin e ligjit; do hartohet, do konsultohet me grupet e interesit, do kalojë në qeveri, në komisionet parlamentare dhe më pas do miratohet në Kuvend. Sërish do të duhet një kohë tepër e gjatë!/TCH
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24