Flash News
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe të pandehurve të tjerë të një grupi kriminal që akuzohen për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
SPAK kërkoi 12 vite heqje lirie për Sokol Idrizajn, po aq për bashkëshorten e tij Elda Idrizaj, 10 për të birin Egi Idrizaj dhe 6 vite për vajzën tjetër të çiftit Bora Idrizaj. Nëse kjo pretencë miratohet nga GJKKO, të pandehurit do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vjet.
Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK
Ata dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.