Flash News

E-TJERA

"SPAK me dy standarde", Lubonja: Pse nuk heton Ramën për investitorët strategjikë

"SPAK me dy standarde", Lubonja: Pse nuk heton Ramën për

Analisti Fatos Lubonja komentoi raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve.

I ftuar në News24, ai tha se më tepër ishte një show dhe se SPAK funksionon me dy standarde. 

“Nëse Sali Berishës i është hapur një hetim sepse ka vënë firmën për një ndryshim ligji, nga i cili ka përfituar dhëndri apo klienti i tij, sot kemi firma ditë për ditë të Edi Ramës, që nga këto investitorët strategjikë, që na dalin edhe në dosjet e planeve që bëjnë vrasje. Atëherë pse nuk hetohet Edi Rama?

Unë them që historia na ka treguar se edhe miq e vëllezër të ngushtë, lufta për pushtet i ka kthyer në armiq. Po ju jap një shembull, Ramiz Alia ka futur në burg Nexhmije Hoxhën”, tha Lubonja.

 

Të fundit