Flash News
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagosen turistët polakë
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Prokuroria për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar procedim penal për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin, lidhur me materialet filmike të publikuara në SYRI TV.
Burimet konfirmojmë thirrjen nga SPAK të shtetases Nikoleta Vesho, sanitare e një shkolle 9-vjeçare, e cila kërcënohej nga Bufi.
Veshos i kërkohet të japë deklarimet e saj para oficerëve të BKH-së lidhur me ngjarjen e dokumentuar përmes pamjeve filmike të transmetuara në emisionin "Piranjat", ku dëgjohet që kryebashkiakja i bën presion pastrueses për vendin e punës dhe i jep këshilla se më kë duhet të shoqërohet.
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, bëri një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufit, më 9 maj.
Kallëzimi është bërë për dy vepra penale nga ana e znj. Bufi: “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.