
Flash News
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
‘Të çon në arbitrazh’: Pse nuk sekuestrohet ‘inceneratori’ i Tiranës sipas Dumanit
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani la të kuptohej të premten në një takim me gazetarët se institucioni që ai drejton nuk ka ndërmarrë ende veprime për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës për shkak të ndonjë padie të mundshme arbitrazhi – një argument i ngjashëm ky me atë të qeverisë që vazhdon ta paguajë kompaninë koncesionare.
I pyetur nga BIRN se përse Prokuroria nuk ka vepruar për Tiranën njësoj si me projektet koncesionare në Elbasan dhe Fier, Dumani u përgjigj se: “ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet të gjendet pronari real, se të çon në arbitrazh”.
Kreu i SPAK deklaroi gjithashtu se nga hetimet ka rezultuar se pronësia për kompaninë e inceneratorit të Tiranës qëndron kompani pas kompanie dhe për këtë nevojitet më shumë kohë për të gjetur lidhjet. Po ashtu, ai pranoi se një prej kompanive të proceduara kishte aksione në projektin e inceneratorit të Tiranës, por shtoi se për të tjerat nuk është arritur të provohen ende lidhje me paligjshmëri dhe se prokurori fillimisht duhet të konstatojë paligjshmëritë dhe më pas të nxjerrë përgjegjësitë.
Megjithatë, Dumani tha se i takon prokurorit të çështjes që të marrë vendime lidhur me ecurinë e hetimit, ndërsa shtoi se janë duke u kryer veprime hetimore me intesitetit të madh.
Kontrata koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës u firmos nga qeveria shqiptare në vitin 2017 me kompaninë Integrated Energy B.V SPV, pas projekteve të ngjashme të ndërtuara më parë në Elbasan dhe Fier. Por gati 6 vjet nga nënshkrimi i kontratës, inceneratori nuk është ndërtuar ende.
Integrated Energy BV SPV zotërohet nga kompania Geogenix B.V e regjistruar në Holandë, ndërsa pronësia e saj është ende e paqartë.
Në një raport të Ministrisë së Financave në lidhje me ecurinë e kontratave koncesionare të publikuar në nëntor të vitit 2022, mungonin raportimet mbi vlerën e investimeve të kryera në koncesionin kontrovers të fushës së mbetjeve urbane të Tiranës, megjithëse evidentohej se Bashkia Tiranë dhe bashkitë e tjera kanë kryer 100% detyrimin kontraktor për pagesat në favor të kompanive.
I pyetur mbi hetimet në lidhje me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, Dumani tha se kishin gjetur prova në kontrollet e kryera në banesat e personave të lidhur me të, por çdo gjë ishte në verifikim e sipër. Ai sqaroi se janë dërguar letërporosi në disa shtete, disa prej të cilëve kanë kthyer përgjigje, ndërsa letërporositë e tjera janë ende në proces.
Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa hetimet për incineratorin e Tiranës, më i madhi prej të treve, zyrtarisht vijojnë. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Reporter.al
Të fundit


Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52