Flash News

E-TJERA

Vetëvritet me armë brenda poligonit 35 vjeçari në Tiranë

Vetëvritet me armë brenda poligonit 35 vjeçari në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në një poligon pranë Stadiumit "Air Albania" në Tiranë. 

Një 35 vjeçar i identifikuar si Bledi Hasani dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje.

"Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç",- njoftoi Policia. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Të fundit