Flash News

E-TJERA

Të shtënat në drejtim të “CFO Pharma”, policia jep detaje

Të shtënat në drejtim të “CFO Pharma”, policia

Policia ka reaguar pas atentatit me armë zjarri në drejtim të godinës së kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”.

Sipas bluve, kompania dyshohet se është qëlluar me armë gjatë natës, ndërsa njoftimi është bërë në mëngjes.

Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit