Flash News

E-TJERA

Temperaturat ekstreme, sinoptikania: Sot dita e fundit e të nxehtit afrikan, si pritet të jetë korriku

Temperaturat ekstreme, sinoptikania: Sot dita e fundit e të nxehtit

Sinoptikania Lajda Porja ka treguar si pritet të jetë moti për ditët në vijim, pas temperaturave ekstreme që dominuan mbi vendin tonë, për shkak të valës së të nxehtit afrikan.
Përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “Neës 24”, Porja thotë se

vala e të nxehtit afrikan ishte dita e sotme (30.06.2021), pasi sipas saj, do të ketë një ulje relativisht të lehtë të temperaturave të paktën deri më 6 korrik.

Gjithashtu ajo tha se temperaturat në ditët në vijim do të variojnë nga 35 deri në 38 gradë.
“Në fakt siç e theksuam qershori do të mbyllet me temperatura të larta, do të kemi temperatura deri në 40 gradë. Qarku i Beratit do e kalojë këtë vlerë. Do të jenë temperaturat më të larta, sepse korriku do të na leje të marrim frymë. Kjo temperaturë do të tërhiqet gradualisht. Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi pritet temperatura mbi 42 gradë. Ndërsa në Shqipëri do të jetë dita e fundit me këto temperatura.
 
Do të ketë rënie me 2 3 gradë në mëngjes, dhe 1 2 gradë në darkë. Termometri do të zbresë deri në 32-33 gradë deri më datë 6 korrik. Muaji korrik parashikohet me temperatura 33 35 gradë, do të kemi shkëputje që do të kemi temperatura mbi 38 gradë. E gjithë vija bregdetare do të jetë e favorshme sepse temperaturat nuk do të jenë mbi 42 gradë siç janë regjistruar në fund të qershorit, tha Lajda Porja.
 

Të fundit