Flash News

E-TJERA

Thellohet tkurrja dhe plakja e popullsisë/ 10 qarqe me shtesë natyrore negative, lindjet bien me 4,2 %

Thellohet tkurrja dhe plakja e popullsisë/ 10 qarqe me shtesë natyrore

Numri i lindjeve ka ardhur në rënie edhe në muajt e parë të këtij viti. Në tremujorin e parë janë regjistruar 6.056 lindje, duke shënuar një rënie me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Ndërsa numri i vdekjeve për tremujorin është 7.938. INSTAT bën me dije se është regjistruar sërish shtesë natyrore negative me 1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

Thellohet tkurrja dhe plakja e popullsisë/ 10 qarqe me shtesë natyrore

Vetëm dy qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në dhjetë të tjerat, negative.

Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani kanë lindshmëri të lartë. Ndërsa qarku me lindshmërinë më të ulët është Gjirokastra. 

Thellohet tkurrja dhe plakja e popullsisë/ 10 qarqe me shtesë natyrore

Sa i përket vdekjeve, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi, ndërsa me më të lartin është Tirana.

Kujtojmë se më 1 janar të 2022-shit popullsia rezulton  2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar vitin e kaluar. Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative. 

Ulja e lindshmërisë dhe emigrimi masiv janë kthyer në një shqetësim serioz për vendin, që dikur renditej ndër shtetet me popullsinë më te re.

Të fundit